“Qeveria po bën gati një plan agresiv për të luftuar grabitjen e pensioneve”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama i cili tha se nuk do të tolerojnë më asnjë kompani që nuk deklaron pagat reale të punonjësve.
“Kemi bërë plan agresiv për të frenuar vjedhjen e pensioneve nga sipërmarrjet, por edhe nga ata që janë punëmarrës dhe që pranojnë të marrin në dorë paratë të cilat na bëjnë dëm dyfish. E para duke i thënë punëdhënësi punëmarrësit, po të jap 500 euro me bankë dhe 200 të tjera në dorë dhe kështu i ke komplet për vete dhe nuk paguan taksa. Do ndërhyjmë fort kundër kësaj vjedhjeje, se duhet ta rrisim volumin e të ardhurave.
Një kompani ndërtimi deklaron paga 500 mijë lekë të vjetra, e dimë që nuk ekziston. Do ndërhyjmë, ua kemi bërë të qartë kompanive dhe të gjithë atyre që janë punëdhënës. Kjo është grabitje dhe ne do t’i qepemi mbrapa të gjitha kompanive për t’i marrë pjesën që u tak pensionistëve njësoj siç iu qepëm atyre që vidhnin energjinë elektrike, ose e merrnin nga rruga dhe nuk e paguanin. Kjo nuk mund të funksionojë”, tha Rama.
Be First to Comment