Skip to content

Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele rekord. Në fabrikat e përpunimit nga Marikaj deri në Berat çmimi i shitjes së vajit të paambalazhuar, varion nga 7-11 mijë lekë të vjetra për litër.

Krahasuar me vjet çmimi i shitjes është rritur 38%, kurse përpunuesit thonë se edhe çmimi i vajit të ambalazhuar pritet të rritet, të shkojë deri në 15 euro për litër.

“Dyfishimi i tarifave të krahut të punës është faktori kryesor që sivjet shtrenjtoi së tepërmi koston e prodhimit të vajit të ullirit. Nëse vjet pagesat për vjelësit ishin 200 lekë për shkundjen e 1 kg ulliri, këtë vit vjelësit janë paguar 400 lekë, pasi është e pamundur të gjesh punonjës. Tarifa e shkundjes së ullirit 400 lekë për kg është tepër e lartë. Një tjetër faktor që ka ndikuar te rritja e çmimit është rënia drastike e rendimentit të prodhimit të ullirit”, thotë përpunuesi.

Views: 154
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *