Skip to content

Views: 62

Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një operacioni të hernies inguinale dhe pavarësisht se i duhej të qëndronte 3 ditë në spital, të nesërmen ai inauguroi Xhaminë e Namazgjasë me Presidentin turk.

E sigurisht për të qenë në formë, Rama tha se u detyrua të përdorë ilaçe që i shkakton pagjumësi.

“Mua më ndodhi një fatkeqësi shumë e madhe. Jo fakti që shkova në spital dhe bëra operacion. Vajta në spitalin publik, bëra për të dytën herë operacion dhe për të dytën herë pashë të gjithë mënyrën si funksiononte duke dalë natën nëpër korridore dhe asnjë ndryshim nga asnjë spital jashtë vendit. Mirëpo ngaqe dola kundër shkencës komplet, pasi duhet të rrija 3 ditë në regjim shtrati. Dola që të nesërmen sepse do vinte miku nga Ankaraja, duhej të hapej xhamia, duhet të rrija në këmbë. Dhe përdorja ilaçe shumë të forta që të linin pa gjumë dhe çfarë bëja gjithë natën?! I bëja vetes një dëm të jashtëzakonshëm, fillova të futem naten në “Youtube” pashë këto fragmentet që nxirrni ju, futu tek ti, dil tek dritarja tjetër. Filluan të dalin ato, o Zot! Çfarë u serviret shqiptarëve çdo natë”, tha Rama.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *