Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe ka deklaruar se në muajin Prill të vitit 2025 do të ketë një tjetër indeksim për pensionet e cila në total do kapë vlerën e 50 milionë eurove.
“Ai indeksimi që na akuzuan se u tallëm me pensionistet, është rreth 100 milionë Euro. Pensionet e reja që do lidhim në vitin 2025 do jenë dhe rreth 50 milionë Euro të tjera. Indeksimi i Prillit i vitit 2025, do e quajmë për gjysmë viti, është rreth 50 milionë Euro të tjera. Bonusi i vitit të ardhshëm, do jetë dhe rreth mbi 100 milionë Euro të tjera”, tha Gonxhe.
Në krahun tjetër, Kryeministri Rama theksoi se problemi kryesor për rritjen e pensioneve është mosdeklarimi i plotë i pagave. Rama premtoi se qeveria do të rrisë presionin pasi bizneset të kenë deklaruar pagat reale e cila do të sjellë rritje në kontributet shoqërore.
Be First to Comment