Skip to content

Views: 156

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet me pensionistët në Korçe, në kuadër të një bashkëbisedimi me moshën e 3-të.

Kryeministri Rama tha se sot jemi në kushtet kur pensionet çdo vit do të rriten gradualisht. Kurse referuar premtimeve qesharake të opozitës për pensione 400 euro apo 1 mijë euro, Rama i quajti si sharlatanë që gënjejnë të moshuarit për të fituar ndonjë votë.

“Më parë ua kemi thënë që pensionet nuk do të rriteshin, por tani është momenti për të rritur pensionet. i kemi indeksuar, por nuk i kemi rritur. Sot mund të flasim për mundësinë e rritjes së pensioneve. Ky vit është një vit me rritje të ardhurash. Këta janë maskat e Sudes. Qoftë kur dalin maskat majë malit me tuta, qoftë kur dalin nga kati i 8-të, qoftë kur dalin maskat në ekranet dhe paraqiten si e reja, ato janë Sudja. Ne Suden e kemi një ije që na ndjek nga mbrapa, ndaj s’kemi arritur të bëjmë prokopi. Kemi pasur një çift politik nga njëra anë Suden dhe nga ana tjetër Haxhi Qamilin”, tha Rama.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *