Skip to content

Views: 32

Rei Manaj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, rrezikon të mungojë në ndeshjet e nëntorit për shkak të dëmtimit në muskul.

“Gjatë kontrolleve të kryera ndaj lojtarit tonë Rei Manaj, i cili mbeti i dëmtuar në pjesën e fundit të ndeshjes që luajtëm jashtë vendit me Adana Demirspor në javën e 10-të të Superligës Trendyol, u konstatua një dëmtim në muskulin e tij”, thuhet në deklaratën e bërë nga klubi turk Silvaspor.

Kombëtarja shqiptare luan dy ndeshjet më të rëndësishme të grupit, ndaj Çekisë e Ukrainës. Dy sfida që në rast fitoreje, kuqezinjtë sigurojnë vendin e parë në grupin B1 dhe ngjiten në Ligën A si edhe luajnë shanset e tyre për në playoff-in e Botërorit 2026.

Më 16 nëntor, Shqipëria luan ndaj Çekisë, në ora 20:45. Në po të njëjtën orë, më 19 Nëntor kuqezinjtë mirëpresin Ukrainën në “Air Albania”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *