Views: 261
Ditën e sotme është ndarë nga jeta trajneri i klubit të Skraparit, Albert Spahiu.
Spahiu drejtonte prej më shumë se dy dekadash skuadrën e Skraparit, me të cilin ishte shumë i lidhur pasi aty ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si futbollist nga viti 1978 e deri në vitin 1992, duke qenë edhe kapiten për 6 sezone.
Një njeri me vlera të mëdha për komunitetin e Skraparit e që ka dhënë kontribute ndër vite veçanërisht për futbollin në këtë qytet.
“RILINDJE.info” i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Spahiu, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!
Be First to Comment