Rasti i radhës në “Shihemi në Gjyq” është një përballje e vështirë mes dy bashkëjetuesve, Edmondit dhe Nailes. “Unë jam burrë, nuk e pranoj të më tradhtojë gruaja. Sot do ta marrim vesh a më ka tradhtuar apo jo”, shprehet Edmondi në insertin prezantues të rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Në insertin e saj, Nailja thotë se: “Është shumë e rëndë që bashkëjetuesi më akuzon se thotë nuk i ke fëmijët me mua, unë jam e gatshme që ai t’u bëjë ADN-në”.
Me hyrjen e tij në studio, Edmondi përforcon akuzën ndaj bashkëjetueses së 9 viteve.
Ardit Gjebrea: Ajo është e gatshme që të bëjë analizën e ADN-së.
Edmond: Mendoj se fëmija nuk është imi se ajo ka një të dashur.
Nailja hyn shumë e acaruar dhe i kërkon llogari Edmondit. Ai përsërit të njëjtën gjë, ndërsa ajo i kërkon fakte për akuzat e madje është e gatshme të procedojë me testin e ADN-së.
Naile: Për çfarë më ke sjellë ti mua këtu dua ta di?
Edmond: Ti mua më ke tradhtuar. Nuk të dua më. Zhduku ku të duash!
Naile: Për çfarë të kam tradhtuar? Më gjej faktet! Me foto, me dëshmitarë, me çfarë të duash ti, jam e gatshme!
Edmond: Ti mua më ke tradhtuar, më ke futur në burg…
Naile: E meritove!
Edmond: Ke të dashur.
Naile: Unë s’kam të dashur, e ke merituar!
Edmond: E ke këtu të dashurin.
Naile: Unë s’kam të dashur, ma gjej, ma vërteto ti mua me foto, me dëshmitarë, me njerëz dhe unë për ato që më akuzon ti me djalin, jam e gatshme që unë t’i bëj ADN-në djalit!
Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit, Eni Çobani u paraprin protagonistëve duke u kërkuar të kenë kujdes me emrat që përmendin pasi preken edhe persona të tjerë.
Be First to Comment