Skip to content

Views: 27

Tuneli i Llogorasë në Vlorë do të mbyllet duke nisur që nga data 5 nëntor, me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkoi mirëkuptimin e shoferëve dhe banorëve të zonës. ARRSH bën të ditur se punimet po kryhen pas përfundimit të sezonit veror ku hapja e Tunelit të Llogorasë, lehtësoi qarkullimin e mjeteve si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit.

Tuneli i Llogorasë u hap provizorisht më 5 korrik të këtij viti, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve drejt Rivierës dhe duke shkurtuar kohën e udhëtimit në vetëm 8 minuta drejt bregdetit të jugut. Pas përfundimit të plotë të punimeve, kalimi në tunel do të jetë me pagesë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *