Views: 84
Futbolli shqiptar humb një tjetër vlerë dhe ikonë, ish-futbollistin e Partizanit, Hajro Leskaj.
Në moshën 78-vjeçare dha frymën e fundit ish-lojtari i Partizanit dhe gjyqtari i FIFA-s, Hajro Leskaj, njeriu që pasionin e kishte aleat për aq sa jetoi dhe punoi.
Kontributin e tij më të madh, falë përgatititjes së jashtëzakonshme fizike e dha te klubi i Partizanit pas viteve ‘70, por shpejtësia dhe instikti i dhanë përparësi edhe në përvojën si gjyqtar futbolli deri në moshën 50-vjeçare në Kategorinë e Parë dhe në ndeshjet ndërkombëtare.
Leskaj la pas kujtime të bukura dhe respektin për profesionalizmin dhe vlerat njerëzore.
Be First to Comment