I sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ishte Arkeli, një i ri i dashuruar me nënën e dy fëmijëve me të cilën bashkëjeton. Arkeli tregoi si u njoh me Armandën dhe e ftoi atë në studio për t’i treguar sa shumë e dashuron.
“Me Armandën jam njohur në një spital në Durrës, para disa muajsh. Unë isha atje për hallën, ndërsa ajo kishte shtruar vëllain e saj dhe ishin në të njëjtin pavion. Nëpër korridore kam parë Armandën, ndërsa unë po kërkoja për doktorë. Kam pyetur infermieren lidhur me Armandën nëse ajo ishte e shtuar vetë, dhe infermierja më tha se ka vëllain.
Të nesërmen e takoj Armandën dhe i them se ishte vëllai, folëm pak dhe më pas ajo hyri në dhomë. Në mbrëmje ajo u largua nga spitali dhe unë vendosa ta ndiqja, e mësova shtëpinë se ku e kishte. U ktheva më pas tek halla, në spital. Të nesërmen i them që dua të pimë një kafe, tek kafja e spitalit.
U ulëm në kafe, biseduam për jetët tona. E pyeta nëse ishte beqare dhe ajo më tha që është e martuar dhe ka dy fëmijë. Duke folur më shumë ajo me tregoi se ishte e divorcuar. Më tregoi për të gjitha vuajtjet dhe bisedat me ish-burrin. Po, ndërkohë që zemra ime më rrihte fort dhe i thashë të lutem më jep numrin të jemi miq.
Të nesërmen e mora përsëri në telefon dhe e pyesja për vëllain, doja ti dëgjoja zërin dhe të flisja me atë. Më pas më merrte dhe ajo. Një muaj folëm në telefon, duke e takuar herë pas here në Durrës, duke pirë kafe me të, ndjeva diçka. Ndjeva aq shumë, kisha frikë ti thoja se jam i dashuruar me ty. Nuk e dija si do e priste.
Duke biseduar, unë rashë në dashuri me atë. Ja kam thënë kur jam larguar nga Shqipëria dhe ika në Greqi. “Me të vërtetë ika nga Shqipëria, bëra gabim shumë të madh, pasi jam i dashuruar me ty. Nuk duhet të largohesha nga ty”.
Ajo tha ti je beqar dhe ka plot vajza të tilla, ti duhet të lidhesh me një vajzë beqare. Unë i thashë që kam ndenja shumë për ty, pasi më ka rrahur zemra fort që kur të kam parë. Kam ndenjur 1 muaj në Greqi dhe kam folur gjatë gjithë kohës, në telefon. “Javën e fundit ajo më tha që edhe unë kam rënë në dashuri me ty”.
Kur u ktheva nga Greqia, i thashë babit, që jam dashuruar me një vajzë. Dhe më tha shyqyr që je dashuruar. Por ka një problem i thashë, se është e ndarë dhe ka dy fëmijë.
U step, dhe tha po të ishte e ndarë dhe mund ta merrje, por me dy fëmijë, pak vështirë. I thashë që dashuria, si me dy, si me pesë fëmijë, i thashë që për dashurinë nuk largohem kurrë. Më pas i tregova dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, nënë, vëllait, gjyshes.
Babai më ka ardhur më ka takuar, e di që ke gabuar më thotë, por për dashurinë tënde mund të bësh çfarë të duash.
Kam shkuar vetëm tek shtëpia e familjes së Amandës, pasi nuk më vinte asnjë nga familja ime. Kjo ka qenë dhe shkaku pse jam zënë më familjen, pasi nuk pranoi asnjë që të më shoqëronte. Ata me refuzua, pasi kisha shkuar vetëm.
Ju thashë që jam dashuruar me vajzën tuaj, motrën tuaj, pasi ajo ka dhe vëllezër. Ata më thanë që duhet të shkoja me prindërit, të afërmit. Ika në Durrë, gjeta një shtëpi me qira dhe të nesërmen i thashë Armandës që të merrte fëmijët dhe të vinte të jetonim bashkë.
Prej 8 muajsh jetojmë bashkë. Fëmijët më thërrasin babi. Kemi raport shumë të mirë. Kur më kanë thirrur për herë të parë babi jam çuditur sesi ka mundësi.
Dua ti jap një mesazh sot Amandës për çdo problem që kemi kaluar që madje kemi marrë dhe kërcënime dhe nuk e di se kush, fisi im , apo i asaj nuk e di. Por unë dua ti them që të jemi të lumtur deri në fund të jetës sonë, me dy fëmijët që kemi, por do bëjmë dhe një të tretë.
Edhe pse më thotë shpesh që do lodhem, unë do i them sot këtu që kurrë nuk kam për ta lënë dhe do jetoj deri në fund të jetës time me atë”, tregoi Arkeli.
Armanda e pranoi ftesën dhe erdhi në studion e “Të Dielës Shqiptare”.
“Dashuria ime, çdo gjë kemi kaluar bashkë, çdo problem, debate, apo çdo kërcënim që na kanë bërë po të them sot që ky mesazh është deri në fund të jetës sime. Gjithmonë ke menduar se do vijë një ditë dhe do të lodhem, do të braktis dhe ja ku po ta them sot që do kaloj një jetë më ty. Çdo problem që mund të na dalë përpara do ta zgjidhim bashkë. Të gjitha do i kalojmë bashkë deri në fund të jetës tonë”, i tha Arkeli Armandës.
“Familjes i them që të mos ketë frikën për asnjë gjë, pasi zgjedhja që unë kam bërë që Arkeli është personi i duhur dhe më ka sjellë vetëm gjithmonë lumturi”, u shpreh Armanda.
“Këtë vajzë që është këtu e dua dhe do ta dua gjithmonë dhe pres që familja të vijë të na shikojë dhe të bashkohemi të dy familjet dhe e imja dhe e Armandës”, përfundoi Arkeli.
Be First to Comment