Skip to content

Views: 194

Duke parashikuar qe javen e ardhshme na pret fortuna e shirave dhe mundesise se permbytjeve, meterologia Lajda Porja jep lajmin e mire per te gjithe ato qe duan te shijojne kete fundjave.

Mot i qëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja thotë se do të mbizotërojë moti i kthjellët por pritet të ketë edhe vranësira të lehta dhe kalimtare. Temperaturat e ajrit pritet që të arrijnë në 24 gradë.

“Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale mbeten prezente gjatë ditës së sotme dhe në fundjavë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare. Shtohen vranësirat në fundjavë, kryesisht të dielën.

Më së shumti do të jenë në zonat malore, përgjatë shtrirjes lindore. Sa i përket vlerave termike, temperaturat e ajrit vijojnë të jenë të freskëta, ku minimalet janë 0 apo 1 gradë në zonat malore. Ndërkohë, vlerat maksimale do të jenë 23-24 gradë. Edhe parametri i erës nuk do të jetë problematik gjatë kësaj fundjave, do të jetë e lehtë por relativisht e ftohtë me origjinë nga lindja.”, tha ajo.

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm.

“Republika e Kosovës dhe MV ndodhen nën ndikimin e kësaj mase të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët, vranësira të shpeshta në territor, dhe nuk pritet që të ketë reshje. Kosova regjistron temperatura -1 minimalet dhe maksimalet deri në 18 gradë. Maqedonia e Veriut regjistron0 dhe 1 gradë vlerat minimale dhe deri në 20 gradë ato maksimale.”, u shpreh meteorologia./abcnews.al

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *