Skip to content

Views: 461

Pas datës 11 nëntor marrin fund ditët me diell dhe temperatura të larta.

Sipas SHMU-së, moti në orët e mëngjesit të së shtunës (9 nentor) do të vijojë të mbetet prezentë mjegulla e dendur apo mjegullina kryesisht përgjatë zonave luginore. Pjesa e dytë e ditës se shtunë do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.

Duke nisur nga e shtuna temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 23°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit. Puka do të jetë qyteti më i ftohtë ku temperaturat të shtunë do të zbresin deri në -1 gradë kurse të dielën -2 gradë Celcius.

Duke nisur nga e hëna dhe e gjithë java e ardhshme do të jetë mot i paqëndrueshëm i cili do të shoqërohet me stuhi dhe rebeshe shiu.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *