Meteorologu Hakil Osmani tha se gjatë ditëve në vijim do të bien temperaturat në Shqipëri.
Osmani paralajmëroi se në veri-lindje të vendit pritet që të kemi reshje dëborë. Gjithashtu, meteorologu u shpreh se të premten priten reshje të dendura shiu të cilat rrezikojnë rrezikojnë përmbytje në disa qytete.
“Mesdita dhe pasditja nesër (të premten) pritet të ketë reshje të dendura shiu. Probleme do kemi në qarqet e veriut, por edhe në zona të tjera të vendit: Tirana, Elbasani, por probleme mund të ketë edhe në Durrës, Lezhë e Vlorë.
Era do të fryjë deri në 80 km/orë në det të hapur. Priten ulje të temperaturave dhe në veri-lindje pritet të bien reshje dëbore. Edhe të shtunën e të dielën do kemi ulje të temperaturave. Presim edhe prezencën e ngricës në rrugë, kryesisht në veri-lindje, prandaj shoferët duhet të kenë kujdes“, tha meteorologu Osmani.
Be First to Comment