Meteorologia Lajda Porja parashikon që këtë fundjavë “troket” dimri në Shqipëri ku temperaturat do të ulen disa gradë nën zero.
Porja bën me dije se reshjet e dëborës do të vijojnë gjatë fundjavës në zonat jug-lindore të vendit, si: Korçë, Pogradec, Ersekë, Devoll etj. Fundi i nëntorit shënon zyrtarisht edhe fillimin e dimrit në vendin tonë me temperatura shumë të ulta.
“Gjatë natës të së premtes do të ketë dobësim të reshjeve të shiut dhe konvertim të tyre në dëborë në zonat jug-lindore. E premtja është dita e fundit me temperatura të larta dhe ditë tipike vjeshte, ku maksimalet janë 19-20 gradë. E shtuna dhe e diela, territori do të jetë pa reshje, përjashtuar juglindjen ku do të ketë reshje dëbore. Temperaturat zbresin deri në -3 gradë të shtunën. Maksimalet do të pësojnë gjithashtu rënie ku do të jetë 16-17 gradë. E diela do të sjellë një tjetër rënie, duke bërë që temperaturat në vlerat minimale të jenë -5 gradë“, tha Porja.
Be First to Comment