Views: 154
Gjatë orëve të pasdites është rritur intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë territorin e Shqipërisë, por më problematik mbetet veriu i vendit.
Shiu i dendur ka krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve përgjatë autostradës Lezhë-Thumanë. Gjithashtu është përmbytur rruga kryesore e qytetit të Laçit, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informon se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika edhe në qarkun e Shkodrës.
Aktualist është i bllokuar aksi Prekal – Kir, ndersa strukturat po punojnë për hapjen e rrugës. Gjithashtu edhe aksi Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve.
Be First to Comment