Views: 50
Rrebeshet dhe stuhitë i kanë lënë vend temperaturave më të ulëta në fundjavë duke sjellë zyrtarisht stinën e dimrit në vendin tonë.
Sipas SHMU, reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë.
Në Alpe dhe në relievet malore në veri në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore, ndërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000m reshje dëbore me intensitet të ulët.
Zona e Pukës dhe Malësisë së Madhe do të jetë qyteti më i ftohtë ku temperaturat të shtunë do të zbresin deri në -5 gradë, kurse të dielën -8 gradë Celcius.
Be First to Comment