Skip to content

Views: 577

Një lajm i trishtë për artin shqiptar.

Muzikanti dhe promovuesi i vlerave më të mira shkodrane, Karlo Radoja, ka ndërruar jetë. Ai jetonte në Itali prej më shumë se 25 viteve por mbajti përherë në zemër Shkodrën e tij.

Karlo Radoja e nisi karrierën e tij si instrumentist në teatrin “Migjeni” por mbeti në histori edhe si tropmpetisti i orkestrinës fantastike të Kafes së Madhe, bashkë me emra të tjerë të njohur të artit shkodran.

Karlo Radoja ishte pinjoll i një familje shkodrane, e cila kaloi një jetë mjaft të vështirë në diktaturë. Ajo u persekutua nga regjimi i kohës dhe vetë Karlo, rrëfeu në një libër që publikoi, një pjesë të këtij kalvari.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *