Skip to content

Moti për ditën e sotme deri në orët e mesditës parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.

Pas mesditës do ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak në mënyrë tepër të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra në orët e mbrëmjes reshjet do jenë me intensitet deri dhe të lartë, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve do ketë reshje dëbore me intensitet mesatar dhe në periudha tepër afatshkurtra stuhi dëbore.

Në zonën e verilindje në lartësitë mbi 600-700 do ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe në lartësitë mbi 1000 metër intensitet deri mesatar.

Views: 216
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *