Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Mirush Kabashi, vajza e tij ka ndarë disa nga emocionet dhe kujtimet për të atin dhe luftën e tij me kancerin.
Mendi Kabashi tregoi se aktori u diagnostikua gabim nga mjekët shqiptarë dhe kur u kuptua saktë nga sa ai vuante, ishte shumë vonë.
“U kap në një fazë shumë të vonë dhe nuk u diagnostikua në kohë, nuk dua ta them, por do e them, nga doktorët shqiptarë. U diagnostikua në mënyrën e gabuar dhe Mirushi nuk është sot mes nesh sepse shumë gjëra u bën gabim këtu. U trajtua në Turqi, fillimisht pati një diagnozë të gabuar, kur shkuan te e sakta, ishte shumë vonë. Sëmundja nuk e mposhti në asnjë moment. Mori të gjithë barrën vetë dhe e kaloi me sporitivitet sëmundjen e rëndë, doli në skenë, e harroj edhe vetë për një kohë. Babi ka qenë shumë neglizhent për shëndetin”, tha vajza e Mirush Kabashit.
Be First to Comment