Skip to content

Reshjet e shumta kanë përfshirë vendin dhe sipas meteorologes Lajda Porja, muaji Dhjetor do të sjellë dimrin ku në të shumtën e ditëve do kemi reshje shiu dhe dëbore.

“Dita e dielë ka shënuar reshje mjaft të dendura dhe kemi pasur reshje dëbore kryesisht në zonën e veriut, në Malësinë e Madhe dhe në zona të thella ku trashësia e borës shkon deri në 50 cm në lartësitë mbi 800-900 metra ndërkohë që gjithë territori i vendit është i përfshirë nga reshjet e shiut. Intensiteti i shirave ka qenë i lartë dhe kryesisht kemi pasur rrebeshe” tha Porja.

Meteorologia Lajda Porja tha se temperaturat janë tipike për dimrin ku sipas saj minimalja ka qenë -2 gradë Celsius në Peshkopi.

“Temperaturat do të jenë konstante deri të premten kur të përfshihemi në një masë të ftohtë me temperatura deri në -5 gradë Celsius. Të shtunën dhe të dielën rriten këto temperatura por favorizohen reshjet e shiut. Me pak fjalë do të kemi një javë dinamike e cila do të jetë një alternim mes vjeshtës dhe dimrit. Prandaj dhjetori parashikohet i rrëmujshëm dhe i paqëndrueshëm, herë me reshje herë jo” tha meteorologia Lajda Porja.

Views: 255
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *