Skip to content

Një 22-vjeçare, punonjëse e policisë, ka humbur jetën këtë të martë në Spitalin e Traumës.

Efektivja e policisë u rrëzua aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, teksa ndodhej për qejf me familjen.

Ajo ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentimit, dhe mësohet se ka përplasur kokën në një nga shkallët, ç’ka ka sjellë edhe dëmtimin e saj të rënde.

E reja u transportua te Spitali i Traumës, ku gjatë këtyre ditëve po merrte shërbimin shëndetësor, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Grupi hetimor po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Views: 85
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *