Skip to content

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Mësohet se Mavraj do të jetë kandidat me partinë “Lista për familje” dhe do të jetë pjesë e listës zgjedhore. Lajmin e konfirmuar edhe deputeti i parlamentit të Kosovës, Eman Rrahmani

“Po është e vërtetë. Mërgimi është pjesë e “Listës për familje” dhe jemi të nderuar që e kemi”, ka thënë Rrahmani.

Ish-kapitani, Mërgim Mavraj mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë për Kombëtaren e Shqipërisë, teksa numëron jo pak por 50 ndeshje zyrtare.

Views: 13
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *