Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2025 do të ketë në fokus shpërblimin mujor për çdo pensionist, i cili vjen në formën e abonesë së përgjithshme FALAS.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se pas përfundimit të punëve në disa nga asetet kryesore të kryeqytetit, është koha për të qenë më solidarë me pensionistet që i kanë dhënë shumë Tiranës ndër vite.
“Një projekt që unë e kam shumë përzemër është “ABONEJA FALAS” për pensionistët e Tiranës. Nga janari 2025 të gjitha gratë mbi 60 vjeç dhe burrat mbi 65 vjeç do të udhëtojnë pa pagesë me urbanet në Tiranë. Përveç bonusit që jep qeveria për pensionistët, bashkia jep çdo muaj një 16 mijë lekësh, në formën e abonesë. Pra, transport FALAS për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet tona, për të cilët jemi mirënjohës për sakrificën dhe punën e tyre”, tha Veliaj.
Be First to Comment