Sporti shqiptar humb një nga figurat e tij më të shquara me kontribut të madh si futbollist në vitet ’50-’60 dhe më pas edhe si trajner e drejtues i Dinamos.
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-futbollisti, Stavri Lubonja, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Një personalitet i respektuar në komunitet, Stavri Lubonja e kaloi karrierën e tij 6-vjeçare si futbollist me klubin kryeqytetas Dinamon, duke fituar 3 kampionate. Gjatë sezonit 1959, Lubonja ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 11 gola, me Dinamon, e cila përfundoi në vendin e 3-të.
Views: 235
Be First to Comment