Skip to content

Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura të lëkurës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën. Sipas mjekëve specialistë, afërsisht 30% e të gjitha vizitave dermatologjike rezultojnë me diagnozën e ekzemës. Por cilët janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje?

“Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Një arsye janë gjenet e personit, pra gjenetika. Një shkak tjetër janë ndryshimet klimaterike; i ftohti i madh ose i nxehti i madh ndikon në tharjen e lëkurës. Shkaqe të tjera janë alergentët e ndryshëm, irrituesit e ndryshëm, dieta ushqimore, etj.”, shprehet dermatologia Jorida Memini.

Mjekët thonë se ekzema nuk është ngjitëse, ndërsa japin disa këshilla për parandalimin e saj:

“Ekzema nuk është ngjitëse, dhe dieta është një ndër arsyet kryesore që mund ta acarojë, ta shpërthejë ekzemën. Ushqimi i shëndetshëm, i pasur me minerale, vitamina dhe antioksidantë, është ushqimi që ndihmon në mos shfaqjen e ekzemës, ndërsa ushqimet që janë të dëmshme, si fast food, ndikojnë në përkeqësimin dhe tharjen e lëkurës. Nuk është një diagnozë shqetësuese, sepse menaxhohet mjaft mirë nga pacientët; e rëndësishme është mirëmbajtja.”

Ekzema është një gjendje kronike që karakterizohet nga një lëkurë e thatë, e inflamuar, që mund të skuqet dhe të infektohet.

Views: 384
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *