Skip to content

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë në diskotekën e Maqedonisë së Veriut ku për shkak të një zjarri, kanë humbur jetë mbi 50 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Rama i ka shprehur ngushëllimet dhe kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihme qe mund të jetë e nevojshme.

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, shkruan Rama.

Views: 200
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *