Skip to content

Një burrë dhe një grua pas një lidhje të gjatë vendosën të martohen.

Pas disa kohësh në martesë, çiftit i lindi një djalë.

Kur djali ishte 4 vjeç, nëna e tij u sëmur nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq.

Djalin filloi ta marrë malli për nënën e tij. I mungotein dashuria e mamasë, përqafimet, përkëdheljet, përallat që ajo i tregonte, ushqimet e ngrohta…

Një ditë ai e pyeti babanë e tij se ku është nëna e tij, pse ajo nuk vjen në shtëpi? Babai i lodhur nga puna dhe detyrimet e shtuara në shtëpi i tha:

“Nëna jote, bir, ishte shumë e lodhur nga sëmundja dhe tani ajo po pushon. Tani është te varret e fshatit. Ajo prehet atje dhe nuk vjen më”.
Kur djali u rrit dhe filloi të shkonte në klasën të parë, disi u dallua nga nxënësit e tjerë, sepse nuk kishte kush të kujdesej për të. Shokët e klasës filluan ta ngacmonin, por edhe mësuesi filloi ta qortonte për pamjen dhe shpërqendrimin e tij në shkollë.

Një ditë, djali i vogël, i lodhur nga të gjitha këto poshtërime dhe ofendime, shkoi te varri i nënës së tij, hodhi çantën mbi varr dhe filloi ta thërras nënën e tij:

“Zgjohu nënë, zgjohu! Zgjohu nëse je mbushur me gjumë tashmë! Më merr dorën dhe eja me mua në shkollë! Eja dhe përgjigju mësuesit tim që më thotë vazhdimisht:

“Sa nënë e shkujdesur që ke! Ajo të dërgon në shkollë pa ushqim. Nuk i intereson as veshja jote! Nuk të ndihmon as të bësh detyrat e shtëpisë”. – i trishtuar dhe me lot në buzë, iu drejtua djali nënës së vdekur.

“Mos e poshtëroni jetimin!” [Kuran: 93:9]

SHPERNDANI KETE TREGIM!

Views: 41
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *