Skip to content

Në Shqipëri është konfirmuar se ka mbërritur ‘Murtaja Afrikane e Derrave’. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Bujqësisë e cila sqaron se në Ishull Lezhë kanë ngordhur 15 krerë dhe pas konfirmimit janë groposur.

Ministria thotë se ferma e cila është vënë menjëherë në mbikqyrje veterinare ka qënë në zonën e survejancës 10 km me vatrën në malin e Rrencit. Po ashtu është kontrolluar 3-herë gjatë periudhës se karantinës në datat 27.11.2024 dhe në datat 02.12.2024 dhe 09.12.2024, nga ku është konstatuar gjendje e mirë shëndetësore e kafshëve në fermë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me strukturat ligj-zbatuese thote se kanë marrë masat dhe është në gatishmëri të cdo rasti për menaxhimin në kohë dhe pa vonesë të kufizimit për përhapjen e sëmundjes.

Po ashtu ministria ka urdhëruar ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkinë Lezhë.

Views: 34
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *